Mancini: Balotelli si Ronaldo

dardanmiftari | Wednesday, December 29, 2010 | 0 Komente

Bosi i Manchester Cityt, Roberto Mancini, thotë se malli i Mario Balotellit për vendlindjen është i ngjashëm me problemet e Cristiano Ronaldos kur ai për të parën herë u transferua te Manchester United.
Balotelli shënoi hat-trick në fitoren e djeshme ndaj Aston Villas. I pyetur se çfarë do të pëlqente ai për Vitin e Ri, menaxheri i Cityt ka thënë me shaka: “Një buzëqeshje nga Mario. Kjo do të ishte e mrekullueshme”.
“Ndoshta ai mund të jetë i përmalluar për vendlindjen pasi është vetëm 20-vjeçar dhe është normale t’ju mungojë familja në atë moshë. Asistenti im, Brian Kidd, më ka thënë se Ronaldo i ka pasur të njëjtat probleme të Mario kur ai arriti në Manchester United (nga Sporting Lisbona) dhe ka pasur nevojë të adaptohet”.
“Mario po mësohet. Ai duhet ta kuptojë këtë vend dhe këtë futboll, para se të japë më të mirën nga vetja. Ai punon në këtë drejtim dhe e di se ai duhet të bëjë shumë edhe për veten, sa edhe për ekipin. Kur ai ta ketë zgjidhur këtë, dhe të tregojë kualitetet superiore për ne, ai do të bëhet një lojtar i rëndësishëm”, ka thënë Mancini.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...