Moggi: Juventusi nuk ka nevojë për një sulmues

dardanmiftari | Wednesday, December 29, 2010 | 0 Komente

Luciano Moggi e ka këshilluar Juventusin që t’i ndryshojë planet për transferimin e një sulmuesi gjatë janarit, pasi që sipas tij Bianconerët nuk kanë nevojë për një lojtar në atë pozitë.
“Nuk mendoj se Juventusi ka nevojë për një sulmues. Ata tashmë kanë Vincenzo Iaquintan, që është mjaft i mirë për Luigi Del Nerin”.
“Ata po ashtu kanë Amaurin si rezervist. Plus aty janë Quagliarella dhe Milos Krasic. Juventusi po luan më mirë se që ishte pritur. Unë do të prisja deri në qershor për t’u përforcuar me lojtarë të rinj”, theksoi ish-drejtori i Juventusit apo ndryshe krijuesi i Calciopolit, Luciano Moggi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...