NBA: Bucks befasojnë Lakersat
Kampioni i NBA-së, Los Angeles, Lakers, ka mbetur i tronditur pas disfatës 98-79 në fushë vendore nga Milwaukee Bucks.
Të kthyer në Staples Center pasi kanë fituar pesë nga gjashtë ndeshjet në udhëtim, Lakers ishin të pafuqishëm të ruajnë qëndrueshmërinë kundër Bucks.
Earl Boykins shënoi pikët më të larta të ndeshjes, 22, përfshirë edhe katër trepikësha, derisa roja John Salmmons kontribuoi me 20 pikë për fitoren e 11-të të sezonit të Milwaukee (16 disfata).
Kobe Bryant ishte më i mirë se Lakers me 21 pikë, Pau Gasol shënoi 15 pikë dhe 11 kërcime derisa Lamar Odom 12 pikë dhe 10 kërcime. Disfata ishte e teta e sezonit e Los Angeles Lakers (21 fitore).
Category: Basketboll
0 Komente