Neuer pranë Bayernit?

dardanmiftari | Friday, December 10, 2010 | 0 Komente

Bayerni i Munichut, ka vendosur që ta ndjekë portierin e Schalkes, Manuel Neuer, si pasues i portierit Hans-Jorg Butt.
Suddeutsche Zeitung shkruan se Bayerni ka vendosur që të bëjë ofertë për portierin fenomenal të Schalkes, ndërsa nëse ndodh transferimi i tij, largimin e tij tashmë e ka konfirmuar portieri rezervist bavarez Thomas Kraft.
Nëse Bayerni do ta transferojë apo jo portierin e Schalkes mbetet të shihet, pasi që Manchester United thuhet të jetë i interesuar në portierin numër një të kombëtares gjermane. Pos tjerash, Schalke i ka ofruar një kontratë të re njëvjeçare me pagë të dyfishuar.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...