Neymar: Nuk pendohem që refuzova Chelsean

dardanmiftari | Tuesday, December 07, 2010 | 0 Komente

Sulmuesi brazilian Neymar i cili aktualisht është i kërkuar nga tërë Evropa, ka deklaruar se ai nuk pendohet që refuzoi Chelsean gjatë verës së kaluar.
“Periudha e pasigurisë e cila erdhi pas ofertës së Chelseat ishte një përvojë tjetër për mua, pasi që i thashë ‘jo’ një kalimi në Evropë për të qëndruar te Santosi”.
“Ishte e vështirë ta marrim këtë vendim, por nuk pendohem. Mendoj se familja ime dhe unë kemi bërë zgjedhjen e duhur, ndërsa unë jam shumë i kënaqur që bëra këtë”, theksoi braziliani.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...