Palmeiras konfirmon interesimin për Ronaldinho dhe Adriano

dardanmiftari | Thursday, December 09, 2010 | 0 Komente

Palmeiras ka konfirmuar se ata janë duke kërkuar dy yjet brazilian të Serie A, Ronaldinho dhe Adriano.
Që të dy, sulmuesi i Romës, Adriano, dhe mesfushori i Milanit, Ronaldinho, janë lidhur me një largim nga klubet e tyre së fundi, për shkak të mosangazhimit të rregullt. Dhe Palmeiras ka konfirmuar se ata dëshirojnë të arrijnë marrëveshje me dyshen sulmuese.
“Është vështirë, por ne punojmë në këtë drejtim, pasi ëndrrat mund të realizohen, edhe në rastin e Adrianos edhe Ronaldinhos”, ka thënë drejtori sportiv i Palmeiras, Salvador Hugo Palaia.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...