Portieri i Gjilanit, drejt Kalmarit
Portierin e KF. Gjilanit, Faton Maloku, mund ta shohim shumë shpejtë te ndonjë prej skuadrave më të mëdha evropiane, pasi tashmë kanë filluar tratativat për depërtim të super-portierit kosovar në arenën ndërkombëtare.
Portieri i KF. Gjilanit u testua për pesë ditë nga trajnerë të gjigantit suedez, Kalmar, ndërsa rezultatet e këtyre testimeve i lanë të kënaqur përfaqësuesit e klubit suedez. Tashmë pritet edhe oferta zyrtare e klubit suedez dhe transferimi i Malokut në Kampionatin e Suedisë.
Faton Maloku është produkt i akademisë së KF. Gjilanit dhe numri një i pazëvëndësueshëm i kësaj skuadre. Gjatë sezonit vjeshtor në Ligën e Parë të Kosovës ai ka pranuar vetëm tetë gola, statistikë kjo që e bën një prej portierëve elitarë në futbollin kosovar.
Category: Futboll
0 Komente