Robinho mirëpret Cassanon te Milani
Sulmuesi brazilian, Robinho, ka mirëpritur Antonio Cassanon te Milani.
Edhe pse transferimi i lojtarit nga Sampdoria ende nuk është përmbyllur, ai është duke stërvitur me ekipin e Milanit.
“Jam i sigurt se ai do të jetë i lumtur dhe do të na ndihmojë të fitojmë gjëra të mëdha. Unë tashmë kam luajtur në krah të tij te Madrid dhe, nëse koka e tij është në vendin e duhur, ai mund të bëjë gjëra të jashtëzakonshme”.
“Unë po ashtu mbaj mend shakatë që ai bënte me mua. Ai është shumë i mirë për të të bërë të qeshësh jashtë fushe, një djalosh bujar dhe argëtues, edhe pse ai ka një personalitet të vështirë”, ka thënë Robinho.
Category: Futboll
0 Komente