Schalke favorit për transferimin e Garayt

dardanmiftari | Tuesday, December 28, 2010 | 0 Komente

Mbrojtësi i Real Madridit, Ezequiel Garay, është shënjestra kryesore e Schalkes për afatin kalimtar të janarit- raportojnë mediat spanjolle.
Lojtari argjentinas nuk ka mundur të luajë si pasojë e lëndimit të gjurit gjatë përgatitjeve parasezonale të Los Blancos, ndërsa vetëm këtë muaj ai ka filluar të stërvitet për të kthyer kondicionin.
Lëndimi ka bërë që ai të përjashtohet nga planet e trajnerit Jose Mourinho, i cili planifikon ta largojë atë nga skuadra për të grumbulluar para për transferimin e lojtarëve të nevojshëm.
Sipas Marca, Schalke planifikon ta përforcojë mbrojtjen për pjesën e dytë të sezonit, ashtu që i ka bërë gati 10 milionë euro për shërbimet Garayt.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...