Terry do ta mposhtim sërish Arsenalin

dardanmiftari | Sunday, December 26, 2010 | 0 Komente

Kapiteni i Chelseat, John Terry, paralajmëron se Blutë janë të përgatitur që ta mposhtin sërish Arsenalin, në derbin e të hënës në Emirates.
Kampioni i Anglisë në fuqi e ka mposhtur dy herë Arsenalin në Emirates në dy sezonet e kaluara, ndërsa mbrojtësi anglez pohon se Blutë do ta bëjnë të njëjtën gjë edhe këtë sezon.
“Mendojmë se mund të shkojmë atje dhe të bëjmë atë që bëmë sezonin e kaluar. Nëse nuk mendojmë diçka të tillë, atëherë nuk do të duhej të luanim”, ka thënë Terry për faqen zyrtare të Chelseat.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...