Wenger: Barcelona favorite për Ligën e Kampionëve

dardanmiftari | Wednesday, December 08, 2010 | 0 Komente

Fitorja prej 5-0 e Barcelonës ndaj Real Madridit në La Liga i ka bërë kampionët e Spanjës favoritë për Ligën e Kampionëve, thotë menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger.
Gjiganti katalanas është ekipi që duhet mposhtur për Wenger, pasi ata shkatërruan Realin e mbushur me yje, por francezi nuk ka përjashtuar ndonjë shqetësim të mundshëm më vonë gjatë garës – dhe kjo mund të vijë pikërisht prej ekipit të tij.
“Me atë ndeshje (kundër Real Madrid) ata thanë: ‘Ne jemi super-favoritë të kësaj gare’ dhe: ‘Ekipi i cili dëshiron ta fitojë këtë garë duhet të na eliminojë neve së parë’. Këtë thanë ata. Ky ishte rast edhe vitin e kaluar”.
“Por unë besoj se kur ata luajtën kundër Interit vitin e kaluar ata ishin të lodhur fizikisht. Ata ishin të pafat me disa vendime. Në ndeshjen e parë ata kishin disa penalti të refuzuara dhe në të dytën ata shënuan një gol të rregullt. Njerëzit thonë se Interi e mposhti, por ishte Barca që humbi”.
“Pajtohem se ata janë super favoritë. Por mendoj se mbi të gjitha, neve nuk na është garantuar të luajmë ndaj Barcelonës dhe po ashtu, ne ende duhet të kalojmë më tej”, ka thënë Wenger.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...