Wenger mbron ndryshimet në formacion

dardanmiftari | Thursday, December 30, 2010 | 0 Komente

Arsene Wenger ka dalë në mbrojtje të vendimi të tij për të bërë madje tetë ndërrime për ndeshjen e mbrëmshme ndaj Wiganit, krahasuar me ekipin që mposhti Chelsean dy ditë më parë.
Pas fitores 3-1 ndaj Chelseat, Arsenali nxori vetëm një barazim 2-2 në udhëtimin te Wigani.
“Përgjithësisht mendoj se luajtëm një ndeshje të mirë dhe futbollistët të cilët ishin në fushë luajtën shumë mirë. Arshavin shënoi një gol të shkëlqyeshëm, Bendtner po ashtu shënoi gol të shkëlqyeshëm, dhe unë kam të njëjtin besim te secili futbollist”.
“Futbollistët të cilët startuan në këtë ndeshje mund të ishin startues edhe kundër Chelseat. Për mua kjo nuk e bën dallimin, ishin tetë lojtarë përfaqësues të cilët u gjendën në përbërje. Është për të ardhur keq që avanconim 2-1 dhe pranuam gol nga ndërprerja. Në atë moment ishim 11 kundër 10 dhe është vështirë të pranohet një rezultat i tillë, por përgjithësisht ishte një ndeshje e vështirë”, ka thënë Wenger për Sky Sports.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...