Abramovich, takim urgjent me Ancelottin
Roman Abramovich pritet që të shkojë në Londër për t’u takuar me Carlo Ancelottin, pasi tensioni është në rritje e sipër me vetëm dy fitore në 11 ndeshjet e fundit në Ligën Premier.
Kapiteni John Terry dhe Didier Drogba thuhet se kanë pasur një zënkë pas poshtërimit nga Arsenali me rezultat 3-1, duke bërë që brenda klubit londinez të krijohen klane mes lojtarëve që flasin anglisht dhe atyre që flasin frëngjisht.
Abramovich kishte biseduar një javë më parë me Ancelottin, por situata e krijuar në Stamford Bridge nuk i pëlqen aspak miliarderit rus, që me të përfunduar pushimet dimërore të martën, do të shkojë në qendrën stërvitore të Cobham për të sqaruar gjendjen e për të marrë vendime të reja.
Category: Futboll
0 Komente