Adebayor dhe Benzema luajnë bashkë

dardanmiftari | Sunday, January 30, 2011 | 0 Komente

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho ka vendosur që t’i inkorporojë dy sulmuesit e tij, Emmanuel Adebayor dhe Karim Benzema në një formacion, në sfidën e të dielës mbrëma ndaj Osasunas, të cilën portugezi mendon ta fitojë.
“Mendimet e mia janë vetëm në këtë ndeshje. Unë jam i brengosur për kundërshtarin tonë dhe lojtarët e tyre, të cilët mund t’i shkaktojnë dëm ekipit tim. Ne do të bëjmë më të mirën. Ne po vijmë nga një ndeshje e vështirë në Sevilla dhe Vicente Calderon”.
“Higuain do të mirëpritet kur të rikthehet, por mendimet e mia qëndrojnë vetëm tek Adebayor dhe Benzema, për shkak se ata janë të ndryshëm dhe lojtarë komplementarë. Është e vështirë për një sulmues që ta gjejë veten në një ekip nëse nuk luan, por jam i sigurtë se Adebayor do të luajë mirë”, u shpreh Mourinho.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...