Allegri i zhgënjyer për pikët e humbura

dardanmiftari | Monday, January 17, 2011 | 0 Komente

Milani barazoi kundër Lecces, ndërsa trajneri i Rossonerëve, Massimiliano Allegri, ka pranuar se ekipi i tij lëshoi dy pikë mjaft të vlefshme në këtë përballje.
“Ne po japim më të mirën për të shfrytëzuar kualitetet që ka Ibrahimovic, ndërsa sonte (të dielën) ai shënoi një gol të bukur. Megjithatë, është zhgënjyese që humbëm dy pikë”.
“Në gjysmën e parë krijuam shumë pak raste, por në të dytën pasi shënuam, skuadra filloi të luante mirë. Kur e patëm avantazhin dështuam që ta mbanim Leccen jashtë loje”, ka theksuar Allegri për Sky Sport.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...