Allegri në negociata për nënshkrimin e Tonit

dardanmiftari | Monday, January 03, 2011 | 0 Komente

Milani raportohet se nesër do të fillojë diskutimet me agjentin e sulmuesit të Genoas, Luca Toni.
Sipas Corriere dello Sport, Tullio Tinti, agjenti i Tonit, ishte dje në Dubai për t’u takuar me trajnerin e Milanit, Massimiliano Allegri.
Por takimi është rivendosur për nesër, kur zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani kthehet nga Brazili.
Përveç Milanit, raportohet se edhe Juventusi po ashtu ka kontaktuar me Tinti për sulmuesin italian. Megjithatë cilado marrëveshje mund të bllokohet nga FIFA, me arsyetimin se Toni nuk mund të zhvendoset në tre klube të ndryshme brenda gjashtë muajsh.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...