Anderson: Anglezët vrapojnë së tepërmi

dardanmiftari | Monday, January 24, 2011 | 0 Komente

Ylli i Manchester United, Anderson, u ka ofruar futbollistëve anglez disa këshilla se si ata mund ta fitojnë Kupën Botërore.
Anderson thotë se lojtarët anglez vrapojnë së tepërmi dhe këshillon ata më shumë të pasojnë se sa të vrapojnë pa top.
“Forma është prioritet, por është e rëndësishme ta vendosësh topin në funksion. Ju nuk keni nevojë të vraponi nëpër gjithë fushën. Është më mirë të pasosh topin mirë nga një pikë në tjetrën. Topi mund të lëvizë më shpejt se ju, andaj duhet ta bëni futbollin më të thjeshtë dhe të pasoni topin sa më shumë që mundeni”, ka thënë Anderson.
“Në Angli, ndonjëherë njerëzit mendojnë se nuk jeni lojtar shumë i mirë nëse nuk vraponi shumë. Por, mendoj se kjo është një prej arsyeve se pse Anglia nuk ia del mirë në finalet e Kupës së Botës. Ata vrapojnë tepër”, ka shtuar braziliani.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...