Bayerni mund ta fitojë titullin

dardanmiftari | Thursday, January 13, 2011 | 0 Komente

Drejtori sportiv i Bayernit, Christian Nerlinger, ka thënë se ai është i bindur që bavarezët mund ta fitojnë titullin në Bundesliga këtë sezon.
“Nëse Dortmundi shfaq dobësi, atëherë ne do të jemi aty, jam i sigurt. Ne besojmë në titullin. Nëse keni parë se si kemi stërvitur në Katar, atëherë do të kishit menduar se jemi ekipi më i mirë në Gjermani”.
“Hapësira me vendin e dytë është ngushtuar. Ne jemi nën presion që nga fillimi dhe nuk mund t’ia lejojmë vetes më gabime”.
“Kualifikimi për Ligën e Kampionëve është obligim, kështu që titulli është tmerrësisht i rëndësishëm”, ka thënë Nerlinger.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...