Birmingham nuk do ta transferojë Keane

dardanmiftari | Monday, January 17, 2011 | 0 Komente

Birmingham City nuk është më i interesuar për shërbimet e sulmuesit të Tottenham Hotspur, Robbie Keane, por ka shënjestra tjera për këtë afat kalimtar.
Ushtruesi i detyrës së kryetarit Peter Pannu, menaxheri Alex McLeish dhe shefi informues Paul Montgomery, u takuan të hënën dhe vendosën që të ndërpresin interesimin për lojtarin irlandez.
“Sot u takova me Alex dhe Paul për të diskutuar në lidhje me disa shënjestra të reja- emra të cilët nuk do t’i përmendim në këtë kohë- ndërsa kemi vendosur se transferimi i Keane nuk do të ishte në interes financiar të klubit”, ka thënë Pannu për faqen zyrtare të Birminghamit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...