Dalglish: Fati është kundër nesh

dardanmiftari | Thursday, January 13, 2011 | 0 Komente

Menaxheri i Liverpoolit, Kenny Dalglish, mendon se ekipi i tij po kalon një moment të pa fat, por beson se paraqitjet e tyre po përmirësohen, pavarësisht disfatës prej 2-1 nga Blackpool.
Fernando Torres i dha ekipit të tij avantazhin pas vetëm tre minutash, por Gary Taylor-Fletcher barazoi shpejt para se DJ Campbell të shënojë golin e fitores.
“Është shumë mirë të jesh një ekip i kënaqur, por çdo ekip që ka qenë i suksesshëm dhe ka arritur diçka, gjithmonë ka nevojë për ca fat. Për momentin kjo (fati) është kthyer kundër nesh, por sa më shumë që përkushtohemi dhe ndjejmë më pak keqardhje për veten, do të kemi shanse më të mirë për të përmirësuar atë”, ka thënë Dalglish pas disfatës së mbrëmshme.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...