Get the latest sports news headlines from Sporti Sot News. Find breaking sports news, including analysis and opinion on top sports stories. The best sports coverage from around the world, covering: Football, Cricket, Golf, Rugby, WWE, Boxing, Tennis and much more...

Djajtë mbajnë kreun

Lojtarët e Manchester United duke festuar golin e Rooneyt Manchester United ka arritur të mbajë kreun në tabelën e Ligës Premier pas fitores së vështirë të arritur në transfertë te West Bromwich Albion me rezultat 2-1.
Viti i ri për Wayne Rooneyn nisi për mrekulli, pasi sulmesi anglez shënoi golin e parë nga loja e hapur pas një harkimi fenomenal nga Patrice Evra (3’). Në vazhdim të takimit ishin vendasit ata që dominuan. Një top të kthyer me kokë nga Vidic për mrekulli e shfrytëzoi James Morrison, i cili me një gjysmëvolej realizoi një gol fantastik për 1-1.
Vendasit dominuan edhe në vazhdim të takimit, por ishin mysafirët nga Old Trafford ata që i dhanë fund ndeshjes me anë të Javier Hernandez, i cili u ndihmua nga Wayne Rooney (75’).
Me këtë fitore Manchester United mban kreun me 41 pikë dhe ka një ndeshje më pak se Manchester City në pozitën e dytë, që ka 38 pikë.