Ibra: Luajtëm më mirë me 10 lojtarë

dardanmiftari | Sunday, January 30, 2011 | 0 Komente

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, ka thënë se skuadra e tij luajti më mirë me dhjetë lojtarë se sa me 11-të ndaj Catanias në fitoren prej 2-0.
“Ishte me rëndësi të fitojmë. Mendoj se me këtë fitore kemi treguar se kush jemi. Nuk është e lehtë të fitosh në këtë stadium. Ne fituam një ndeshje me rëndësi falë vullnetit të madh, nuk është e lehtë. Me dhjetë lojtarë ne kemi pasur më shumë raste se me 11-të”.
“Unë jam i kënaqur me golin, sepse pranë rezultatit 2-0, ne nuk kemi pasur nevojë të interesohemi për ndeshjen. Ne thjeshtë është dashur të përqëndrohemi në mbrojtje”, ka thënë Ibra.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...