Kaka i gatshëm për Getafen

dardanmiftari | Monday, January 03, 2011 | 0 Komente

Kaka pritet të dalë në fushë për takimin e sotëm të Real Madridit, kundër Getafes.
Kaka, i cili erdhi për 56 milionë funte nga Milani verën e vitit 2009, nuk ka luajtur për Realin që nga maji i kaluar dhe iu nënshkrua një operacioni në muajin gusht, por është ftuar nga Jose Mourinho për udhëtimin në fushë të Getafe.
Mourinho ka konfirmuar se Kaka ende nuk është i gatshëm të luajë si startues por ka dhënë shenja se braziliani mund të fitojë disa minuta.
“Ai nuk do të jetë startues kundër Getafe, ai nuk është as afër asaj ende. Ai mund të na japë 15 ose 20 minuta kualitative, por jo më shumë. Ne kemi nevojë të tregojnë se çfarë profesionisti fantastik ai është. Tash që Kaka është rikthyer është koha ta urojmë secilin për punën që ka bërë me të, dhe mbi të gjitha vetë lojtarin, i cili ka qenë një profesionist fantastik”, ka thënë Mourinho.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...