Get the latest sports news headlines from Sporti Sot News. Find breaking sports news, including analysis and opinion on top sports stories. The best sports coverage from around the world, covering: Football, Cricket, Golf, Rugby, WWE, Boxing, Tennis and much more...

Leonardo te Interi për para

Mesfushori i Milanit, Gennaro Gattuso, beson se ishin të hollat ato që e kanë joshur ish-strategun Rossoner, Leonardo, të kalojë te rivali i përbetuar Inter.
“Ne kurrë nuk kemi pasur ndonjë marrëdhënie, asgjë, nuk kishte ndjenja mes nesh. Duke parë skuadrën që kemi pasur sezonin e kaluar, mund të themi se Leonardo bëri punë të mirë, por ai gjithashtu tha se zeja e trajnerit nuk ishte për të”.
“Ai nuk ka dashur të jetë trajner dhe këtë e ka thënë shumë herë. Siç e shihni, Zoti i parasë mund të bëjë mrekullira. Unë i dëshiroj çdo të mirë Leonardos, por gjithashtu shpresoj se ai nuk do të fitojë asgjë me Interin”, deklaroi Gattuso për Il Corriere della Sera.