Martinez: Arsenali mund ta fitojë titullin

dardanmiftari | Monday, January 24, 2011 | 0 Komente

Menaxheri i Wigan Athletic, Roberto Martinez, mendon se Arsenali mund ta fitojë titullin këtë sezon.
Wigani u mposht me rezultat 3-0 nga Arsenali gjatë të shtunës, falë një hat-tricku të shënuar nga Robin van Persie.
“Arsenali po bëhet gjithnjë e më i fortë. Shikoni në sasinë e lojtarëve që ata i ndërrojnë dhe ata mbase kanë nga dy lojtarë për një pozicion”.
“Ata e dinë saktësisht se si funksionon sistemi, mënyra se si luajnë, ata e kontrollojnë tempon e ndeshjes skajshmërisht mirë dhe zhvillojnë një arrogancë reale të futbollit, e cila është kënaqësi ta shikosh”, ka thënë Martinez.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...