Mourinho: Chelsea, kurrë opsion afatgjatë

dardanmiftari | Sunday, January 30, 2011 | 0 Komente

Bosi i Real Madridit, Jose Mourinho, ka pranuar se ai e ka ditur që kurrë nuk ka qenë opsion afatgjatë për Chelsean.
“Unë kurrë nuk isha nën asnjë iluzion. Unë e kuptova personalitetin e Abramovich dhe kulturën e njerëzve përreth tij. Dhe e kam ditur se nuk ishte një vend i punës për dhjetë vjet. Roli im ishte t’ia jap atë që kërkonte, fitoren – dhe duke parë këtë, herët apo vonë, koha ime e kam ditur se do të merrte fund, sepse kishte shumë gjëra të cilat janë zhvilluar prapa shpinës time”, theksoi Mourinho për Sunday Mirror.
“Është gjithmonë me rëndësi për mua që familja ime të jetë e lumtur dhe unë e dua futbollin anglez, ndërsa familja ime e do Anglinë. Unë gjithnjë kam thënë se do të rikthehem një ditë, por ndoshta kjo do të ndodhë më vonë nga sa pritet”, përfundoi portugezi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...