Moyes i lehtësuar pas fitores ndaj Spurs

dardanmiftari | Thursday, January 06, 2011 | 0 Komente

Menaxheri i Evertonit, David Moyes, thotë se është i lehtësuar pas fitores impresive prej 2-1 ndaj Tottenhamit.
Everton ngjitet në pozitën e 11-të të tabelës, por ishte edhe një paraqitje e shkëlqyeshme e të zgjedhurve të Moyes, e cila jep shpresa për pjesën e mbetur të sezonit.
“Jam i kënaqur me të [lojën], mendoj se ishte vërtet ndeshje e mirë. Kushdo që luan ndaj Tottenhamit duhet të luajë mirë për t’i mposhtur ata, pasi ata janë një ekip shumë i mirë”.
“Lojtarët luajtën me plot energji dhe vendosmëri. Ne u siguruam që të kemi më shumë topa në gol se sa kishim në disa ndeshjet e kaluara. Ne e kemi pasur vështirë të shënojmë, madje edhe sonte ne krijuam tre ose katër shanse të cilat shpresuam se do të shënojmë. Por megjithatë shënuam dy gola, të cilat nuk po arrinim t’i shënonim herëve tjera”, ka thënë Moyes.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...