Ne jemi kampionët!

dardanmiftari | Sunday, January 30, 2011 | 0 Komente

Giampaolo Pazzini (Inter) Interi ka shënuar fitore epike në Giuseppe Meazza përballë Palermos në ndeshjen pa kurrfarë dyshimi më të mirë këtë sezon në Serie A, me rezultat 3-2, duke rikthyer dizavantazhin prej dy golave falë një pjese të dytë të inspiruar nga Giampaolo Pazzini.
Interi e nisi shumë, shumë keq këtë takim. Fabrizio Miccoli pranoi një pasim fenomenal nga Cassani (5’) për të realizuar për epërsinë e parë të Palermos. Interi tentoi më se njëqind herë për ta barazuar rezultatin, por forma e jashtëzakonshme e portierit më të mirë këtë sezon në Serie A, Salvatore Sirigus e bëri të veten. Antonio Nocerino e dyfishoi epërsinë e Palermos falë një goditjeje precize, të cilën nuk e perceptoi i rikthyeri Julio Cesar, 2-0 për Palermon. Interi bëri presion enorm në Palermon në vazhdim të takimit, por nuk arriti deri te goli, edhe njëherë kjo për shkak të portierit fantastik Salvatore Sirigu.Në pjesën e dytë, Leonardo bëri ndryshime. Solli në lojë transferimet e reja Giampaolo Pazzinin dhe Houssine Kharjan.
Debutimin e ëndrrave Pazzini e filloi në minutën e 57-të, kur pas një pasimi nga Houssine Kharja, realizoi lehtë përtokë për 2-1 dhe ringjalljen e Interit.Pas këtij goli në lojë inkuadrohet shqiptari Pajtim Kasami, që në rastin e parë nxjerr një penalti për Palermon (62’). Në gol u mundua ta shndërrojë këtë penalti Javier Pastore, mirëpo Julio Cesar, e ndali këtë penalti, që do të ishte fatale për Interin.
Në vazhdim të takimit Interi ‘vërsuli ujqit’ në sulm. Maicon u shfaq edhe njëherë perandorak kur me një harkim maestral gjeti kë tjetër pos Giampaolo Pazzinit, i cili me kokë shënoi për 2-2 dhe debutimin e tij hyjnor (73’). Giuseppe Meazza në këmbë me shpresë për një fitore…
Nuk kaluan as tri minuta të plota dhe Giampaolo Pazzini ia bën bajat Palermos, nxorri një penalti, të cilën në mënyrë të qetë e konvertoi në gol Samuel Eto’o (76’) për 3-2 dhe ekzaltin në Meazza.
Palermo tentoi që deri në fund të takimit të bëjë diçka dhe rastin më të mirë e pati pikërisht Pajtim Kasami goditjen e të cilit e bllokuan Maicon dhe Cesar së bashku, duke shfaqur heroizëm të pa parë në momentet përfundimtare të sfidës.
Rezultati mbeti i pa ndryshuar dhe Interi në fund fitoi me rezultat 3-2. Me të vërtetë ishte kjo një paraqitje e jashtëzakonshme në debutim e Giampaolo Pazzinit dhe një rikthim dramatik e fitore e pa besueshme e Nerazzurëve, të cilët shpëtuan Scudetton dhe treguan se kanë edhe disa hesape të pa sqaruara me rivalët e përbetuar, të cilët janë edhe liderë.
Interi me këtë fitore heroike e sheh veten në pozitën e pestë me 38 pikë, nëntë më pak se Milani lider, por Nerazzurët kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...