Pastore: Messi është sa pesë lojtarë

dardanmiftari | Monday, January 17, 2011 | 0 Komente

Ylli argjentinas i Palermos, Javier Pastore, ka deklaruar se bashkëkombësi i tij, Leo Messi, është padyshim lojtari më i mirë në botë, dhe nuk befasohet që ai u vlerësua me çmimin FIFA Topi i Artë.
“Jam krenar që ndaj filozofinë futbollistike të Lionel. Por ajo që është më argëtuese, është të luash krahas tij. Ne jemi të ngjashëm jashtë fushe, sepse të dy jemi të turpshëm, por ne ndryshojmë shumë kur jemi në fushë”.
“Ai është lojtari më i mirë në botë dhe personi më i mirë po ashtu. Kur luan me të është sikur i ke pesë bashkëlojtarë krahas teje”.
“Ai është tjetër lloj lojtari, ai do ta bëjë një lëvizje ose do ta pasojë topin kur më së paku e pret kundërshtari”, ka thënë Pastore për fifa.com.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...