Pazzini: Debutim i ëndrrave

dardanmiftari | Sunday, January 30, 2011 | 0 Komente

Pasi e mbajti Interin në garë për titull të kampionit të Italisë, transferi i ri Giampaolo Pazzini deklaroi se ai kurrë nuk e ka menduar një debutim të tillë të ëndrrave. Pazzini shënoi dy gola dhe nxorri penaltinë që ia mundësoi Interit të fitonte tri pikë nga asgjë ndaj Palermos.
“Ishte e pamundur të paramendoja një debutim të tillë të ëndrrave. Unë e kam filluar përvojën time te Interi në mënyrën më të mirë të mundshme dhe fakti që kemi shënuar fitore e bën gjithë këtë shumë më mirë. Më duhet t’i falënderoj bashkëlojtarët që më vënë në pozitë për ta bërë punën time”.
“Ka shumë njerëz të cilët dua t’i përshëndes dhe të ndaj këtë moment të veçantë, sidomos me të dashurën time dhe familjen time, të cilët gjithmonë kanë besuar në mua”, u shpreh Pazzini.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...