Ranieri: Do të isha i kënaqur nëse Ancelotti më zëvendëson

dardanmiftari | Monday, January 24, 2011 | 0 Komente

Trajneri i Romës, Claudio Ranieri, thotë se ai do të ishte i gatshëm të largohet për t’ia lëshuar vendin Carlo Ancelottit.
Menaxheri i Chelseat, Ancelotti, tashmë një kohë është lidhur me stolin drejtues të Romës. Dhe ish-menaxheri i Bluve, i cili tash drejton romakët, thotë se ai do të ishte i nderuar nëse do të pasohej nga Carlo.
“Trajneri të cilin më së shumti e pëlqej dhe për të cilin kam më së shumti respekt është Ancelotti. Dëgjoj se ai mund të më zëvendësojë mua. Do të isha i lumtur me këtë! Do të dilja ta prisja në aeroport”, ka thënë Ranieri.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...