Reali më afër Barcës me Pellegrinin
Diferenca në mes të Real Madridit dhe Barcelonës po rritet me Jose Mourinhon në stolin drejtues.
Sport shkruan se me disfatën nga Osasuna, dallimi prej shtatë pikëve i Realit ndaj liderit të tabelës, Barcelonës, është më i keq se në cilëndo kohë kur ekipi ishte nën drejtim të ish-trajnerit Manuel Pellegrini.
Dallimi më i madh mes dy klubeve kur kiliani ishte në detyrë ka qenë pesë pikë.
Category: Futboll
0 Komente