Ronaldo: Çdo ditë mësoj diçka të re nga Mourinho

dardanmiftari | Wednesday, January 12, 2011 | 0 Komente

Cristiano Ronaldo dhe Jose Mourinho Superylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, e ka lëvduar trajnerin e tij Jose Mourinho duke thënë se ai është trajneri më i mirë në botë.
Të hënën, portugezi e fitoi çmimin e trajnerit më të mirë të vitit që ndan FIFA, ndërsa Ronaldo thotë se ai e meriton plotësisht këtë çmim.
“Unë mësoj diçka të re çdo ditë. Ndjehem shumë më komplet se kurrë më parë dhe dëshiroj të mësoj, sepse Mourinho është një nga arsyet prapa suksesit tonë. Ndjehem shumë komfort duke punuar me të te Real Madridi”, ka thënë Ronaldo për RealmadridTV.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...