Rossonerët fitojnë me dhjetë lojtarë

dardanmiftari | Sunday, January 30, 2011 | 0 Komente

Robinho realizoi golin e parë dhe asistoi në të dytin. Milani ka shënuar fitore prej 2-0 kundër Catanias në Stadio Angelo Massimino, edhe pse në pjesën e dytë luajti me dhjetë lojtarë. Në minutën e 54, mysafirët mbetën me një lojtar më pak në fushë pasi që transferi i ri Mark van Bommel u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë. Mirëpo, mungesa e një lojtari nuk i pengoi Rossonerët që ta fitonin ndeshjen. Pas një goditje të lirë nga Zlatan Ibrahimovic, topi shkoi te Robinho, i cili nuk gaboi nga afër për të futur topin në rrjet (58’) dhe për t’i dhënë avantazhin skuadrës së tij.
Pesë minuta pa përfunduar koha e rregullt e ndeshjes (85’), Zlatan Ibrahimovic i dha fund këtij takimi pas një pasimi sensacional të Robinhos. Pas kësaj fitoreje, Milani ngritet në kuotën e 47 pikëve, shtatë më shumë se përcjellësit, Napoli (që të dielën zhvillon ndeshjen e javës së 22-të kundër Sampdorias) dhe Lazio (që të shtunën mposhti Fiorentinan).

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...