Turpërohet sërish Juventusi

dardanmiftari | Sunday, January 09, 2011 | 0 Komente

Një tjetër mbrëmje për t’u harruar për skuadrën e Juventusit, e cila është mposhtur me rezultat 3-0 si mysafir i Napolit.
Pas turpërimit në shtëpi nga Parma me rezultat 1-4 në xhiron e kaluar, bardhezinjtë dështuan edhe para napolitanëve në Stadio San Paolo.
Ndëshkuesi i Juves në këtë ndeshje ishte Edison Cavani, i cili realizoi het-trik (20’, 26 dhe 54’) për ta afruar skuadrën e tij në katër pikë pranë liderit Milan.
Pas kësaj humbjeje, Juventusi do të qëndrojë në pozitën e pestë në tabelë me pikë të barabarta me Palermon që gjendet një pozitë më poshtë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...