United në raundin e pestë të FA Cup
Manchester Unitedi nuk ka lejuar befasi në përballjen ndaj Southamptonit, e vlefshme për Kupën FA, duke shënuar fitore prej 2-1.
Në takimin e zhvilluar në St. Mary's Stadium, Djajtë e Kuq u gjetën në disavantazh në fund të pjesës së parë kur Richard Chaplow kaloi vendasit në epërsi.
Mirëpo, në pjesën e dytë (65’), Michael Owen i ktheu mysafirët në lojë duke barazuar rezultatin.
Ndërkaq, Javier 'Chicharito' Hernandez shënoi golin e fitores për Unitedin, që kualifikohet në raundin e radhës.
Category: Futboll
0 Komente