Van Gaal: Robben, Messi i Bayernit

dardanmiftari | Sunday, January 09, 2011 | 0 Komente

Arjen Robben u rikthye në fanellën e Bayernit në ndeshjen ndaj Al Wakrah të dielën, e cila rezultoi me një fitore prej 4-0 për kampionët aktualë të Bundesligas, ndërsa trajneri Louis Van Gaal ishte tejet i kënaqur me anësorin holandez.
“Robben është lojtar shumë i rëndësishëm për ne…po aq sa Messi për Barcelonën dhe Crisiano Ronaldo për Real Madridin”.
“Synimi ynë është që të ngritemi në pozitën e dytë në kampionat dhe të shkojmë sa më larg në Ligën e Kampionëve, të arrijmë në finale dhe pse jo, ta fitojmë atë”, deklaroi Van Gaal.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...