Wenger: Henry do t’u ndihmojë të rinjve

dardanmiftari | Wednesday, January 12, 2011 | 0 Komente

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, është i ngazëllyer që Thierry Henry stërvitet me klubin dhe thotë se ai është një shembull pozitiv për të rinjtë.
Sulmuesi i New York Red Bulls po kalon kohë me Topçinjtë për të ruajtur formën e tij fizike.
“Ne jemi të lumtur të flasim me të çdo ditë. Ai është në dhomën e veshjeve me lojtarët dhe ata janë të lumtur që e kanë atë sërish aty. Ai i sheh se sa shumë ata janë përmirësuar që kur ai u largua nga klubi”.
“Ai mund t’u ndihmojë atyre të krijojnë besim. Ai është një djalosh shumë inteligjent, i cili ka një përvojë të madhe. Ai mund t’i ndihmojë lojtarët në dhomën e veshjeve dhe këtë e bën. Por ne jemi të lumtur që i ndihmojmë atij të ruajë formën dhe ai është i lumtur që është këtu”, ka thënë Wenger.
Arsenali sot udhëton në fushë të Ipswich Town në kuadër të gjysmëfinales së Kupës Carling.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...