Zyrtare: Liverpooli pranon ofertën e Chelseat për Torres
Chelsea dhe Liverpooli kanë arritur marrëveshje mbi çmimin e transferimit të sulmuesit spanjoll Fernando Torres.
“Klubi futbollistik i Liverpoolit sonte (e hënë) ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje me Chelsean mbi çmimin e shitjes së Fernando Torres. Lojtarit i është dhënë leja që të bisedojë me klubin londinez”, shkruan në faqen zyrtare të Redsave.
Spanjolli pritet të bëhet lojtar i Bluve para mbylljes së afatit kalimtar, ndërsa çmimi i tij spekulohet të jetë 50 milionë funte.
Category: Futboll
0 Komente