Zyrtare: Villarreali transferon Cicinhon

dardanmiftari | Thursday, January 13, 2011 | 0 Komente

Villarreali ka konfirmuar në faqen zyrtare se ka siguruar shërbimet e mbrojtësit të Romës, Cicinho në një marrëveshje huazimi të vlefshme për gjashtë muajt e ardhshëm me mundësi blerje në fund te sezonit.
“Villarreali dhe Roma kanë arritur marrëveshje për mbrojtësin e krahut të djathtë, brazilianin Cicero Joao Cezar ‘Cicinho’, i cili do të luajë për Villarrealin deri në fund të sezonit 2010-2011. Villarreali e ka lënë të hapur opsionin për blerjen e komplet kartonit në fund te sezonit”, thuhet në komunikatën e Nëndetëses së Verdhë.
Cicinho iu bashkua Romës pasi u largua nga Real Madridi ku përjetoi tmerr pas formës katastrofale të shfaqur në fanellën e Los Blancos.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...