Get the latest sports news headlines from Sporti Sot News. Find breaking sports news, including analysis and opinion on top sports stories. The best sports coverage from around the world, covering: Football, Cricket, Golf, Rugby, WWE, Boxing, Tennis and much more...

Anderson: Talenti im – video lojërat

Ylli i Manchester United, Anderson, thotë se talenti i tij i fshehur janë video-lojërat.
Derisa bashkëlojtari i tij Nani luan në piano, ndërsa Dimitar Berbatov shijon vizatimin dhe skicimin, Anderson ka një “talent” më të veçantë.
“Është e rëndësishme të relaksohem, andaj kaloj shumë kohë në PlayStation. Luaj kryesisht lojëra futbolli, por më pëlqejnë edhe goditjet. Po ashtu luaj letra, shikoj filma dhe kaloj kohë me shokët e mi”.
“Me lejoni t’u tregoj se Nani nuk është edhe shumë i mirë në piano. Ai është i pashpresë! Nuk e kam ditur se Berba vizaton... Talenti im? Jam i mirë në video lojëra. A llogaritet kjo?”, ka thënë Anderson.