Cesc dhe Wenger përplasen rreth finales së Kupës
Kapiteni i Arsenalit, Cesc Fabregas, është furioz ndaj menaxherit Arsene Wenger pasi ky i fundi ka përjashtuar inkuadrimin e tij në finalen e Kupës Carling.
The Mirror shkruan se Cesc, i cili pësoi lëndim në ndeshjen e të mërkurës ndaj Stoke, ka qenë në stërvitjet e klubit dje duke dhënë mbresa se ai do të jetë në gjendje të luajë kundër Birminghamit në Wembley të dielën.
Wenger raportohet se tashmë ka vendosur të mos e përfshijë Cesc pasi nuk dëshiron ta rrezikojë kapitenin para ndeshje vendimtare të Ligës së Kampionëve përballë Barcelonës që zhvillohet më 8 mars.
Category: Futboll
0 Komente