Get the latest sports news headlines from Sporti Sot News. Find breaking sports news, including analysis and opinion on top sports stories. The best sports coverage from around the world, covering: Football, Cricket, Golf, Rugby, WWE, Boxing, Tennis and much more...

Chelsea përmbyll transferimin e David Luiz

Chelsea ka arritur të kompletojë transferimin e mbrojtësit brazilian David Luiz brenda afatit kohor.
Lajmin e ka konfirmuar klubi portugez Benfica, duke thënë se ata kanë arritur marrëveshje me Chelsean për transferimin e David Luiz, për të cilin Blutë kanë paguar 21 milionë funte (25 milionë euro).
“Benfica bën të ditur se ka arritur marrëveshje me Chelsean për shitjen përfundimtare të të drejtave sportive dhe ekonomike të atletit David Luiz Moreira Marinho për 25 milionë euro”, thuhet në deklaratën e klubi portugez.
Marrëveshja po ashtu do të përfshirë mesfushorin e ri Nemanja Matic që do të lëvizë në kahe të kundërt.