Ferguson: Rooney mund të rikthehet

dardanmiftari | Saturday, February 05, 2011 | 0 Komente

Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, beson se Wayne Rooney është duke u kthyer në formën më të mirë, pasi pa sulmuesin anglez të shënojë dy herë në mesjavë.
“Ekziston çdo mundësi që ai të vazhdojë me shënimin e golave sikurse që bëri atë natë. Golashënuesit janë të tillë dhe shpresoj se këtë do ta shohim te Rooney. Ai ka edhe 14 ndeshje, ai mund të ketë mesatare të mirë në fund të sezonit”.
“Ajo që gjithmonë ka pasur Rooney është energjia fantastike për të luajtur në një ndeshje. Ai gjithmonë është i përkushtuar për ta bërë më të mirën. Bonusi është që, ashtu siç kemi parë atë natë, ai realizoi dy gola. Nëse ai vazhdon kështu, ne mund të përfitojmë shumë”, u shpreh Ferguson.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...