Guardiola: Nuk e dua finalen në Bernabeu
Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, ose ka shfaqur shenja frike, ose ka thumbuar rivalin Real Madrid, duke thënë se ai nuk do të preferonte ta luante finalen e Coppa del Rey në Santiago Bernabeu.
“Nëse më jipet mundësia për të zgjedhur, unë nuk do të luaja në Santiago Bernabeu, pasi Real Madridi është shumë i fortë në atë stadium dhe kjo do të ishte përparësi për ata”, theksoi strategu katalanas.
Barcelona është duke luftuar në të trija frontet, ndërsa në finalen e 20 prillit pritet që të luajë ndaj rivalit të përbetuar Real Madrid, edhe pse ende nuk është vendosur stadiumi ku do të zhvillohet ky takim.
Category: Futboll
0 Komente