Humbja nga Milani do të thoshte largim i Del Nerit
Qëndrimit të Luigi Del Nerit si trajner i Juventusit po i vjen fundit, ndërsa humbja eventuale ndaj Milanit të shtunën, do të thoshte shkarkim i trajnerit.
Sipas La Repubblica, derbi i të shtunës në Olimpico të Torinos do të jetë rasti i fundit që ai të dëshmojë se është në gjendje që ta ringjallë skuadrën dhe të luftojë deri në fund për një vend në Ligën e Kampionëve.
Kritikët kanë kërkuar largimin e Del Nerit pasi nuk ka arritur të krijojë qëndrueshmëri te Bianconerët, ndërsa thuhet se legjenda bardhezi Pavel Nedved, që aktualisht është i angazhuar si këshilltar te klubi, mund ta drejtojë skuadrën deri në fund të vitit.
Ndërsa ish-trajneri i Juves dhe Italisë, Marcello Lippi, ka gjasa reale që të angazhohet si trajner në fund të sezonit.
Category: Futboll
0 Komente