Mancini dyshon se Tevez mund të largohet
Carlos Tevez mund të largohet nga Manchester City këtë verë, dhe këto dyshime i ka shprehur vetë menaxheri i ekipit, Roberto Mancini.
Argjentinasi ka kontratë deri në vitin 2014 me Cityn, por Mancini është i vetëdijshëm se kapiteni nuk është i rehatshëm në Eastlands dhe do të dëshirojë të largohet para fundit të kontratës.
“Nuk e di. Jam i lumtur për Carlos pasi ai ka shënuar 50 gola për Manchester Cityn dhe shpresoj se ai mund të vazhdojë të shënojë, por në futboll është e pamundshme ta dish se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Shpresoj se Carlos mund të vazhdojë të luajë këtu”, ka thënë Mancini.
Category: Futboll
0 Komente