Messi krenar që tejkaloi Ronaldon

dardanmiftari | Sunday, February 06, 2011 | 0 Komente

Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi ishte tejet i kënaqur me paraqitjen e ekipit të tij në fitoren prej 3-0 ndaj Atletico Madridit, por më shumë se për këtë, ‘el Messiah’ u shpreh krenar me rekordin e thyer të Alfredo Di Stefanos me fitoren e 16-të të arritur radhazi.
“Ne jemi krenar që kemi tejkaluar dikë si Di Stefanon. Nëse kanë kaluar 50 vjet që ky record nuk është thyer, atëherë kjo është për shkak se ai ishte i komplikuar dhe tani kemi mposhtur një ekip të vështirë në situatë të rëndë, që i bëri ata më të rrezikshëm”, theksoi Messi.
Messi është edhe zyrtarisht golashënuesi më i mirë në La Liga me 24 gola, duke e tejkaluar Ronaldon, gjë për të cilën shprehet: “Kjo është ndër brengat e mia më të vogla, me rëndësi është që po vazhdojmë së fituari dhe të sigurohemi që të mos lëshojmë pikë sepse gjithmonë aty është Reali”.
“Reali në finale të Coppa del Rey? La Liga është më e rëndësishme, më pas Liga e Kampionëve, ndërsa më vonë do të mendojmë për finalen Kupës së Mbretit”, përfundoi Messi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...