Mihajlovic i kënaqur me debutimin e Behramit

dardanmiftari | Thursday, February 03, 2011 | 0 Komente

Trajneri serb i Fiorentinës, Sinisa Mihajlovic, ka qenë i ngazëllyer me fitoren e mbrëmshme ndaj Genoas dhe ka lavdëruar përforcimin e ri të ekipit, mesfushorin kosovar Valon Behrami.
“Është një fitore e rëndësishme dhe nuk mund të ishte më ndryshe. Djemtë dhanë gjithçka në fushë dhe kur ne luajmë kështu, është shumë vështirë për ne të humbasim. Kjo paraqitje është ajo çfarë fansat kërkojnë dhe mendoj se çdokush është i kënaqur me atë çfarë ne pamë këtë mbrëmje”, ka thënë Mihajlovic.
Mbrëmja ishte e veçantë për debutimin e Behramit, i cili rikthehet në Serie A pas disa viteve të kaluara në Ligën Premier me West Ham United.
“Behrami na dha neve kurajën dhe vendosmërinë e nevojshme në mesfushë, pavarësisht faktit se ai ende është në vetëm 50% të formës”, ka shtuar më tej ish-lojtari i Interit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...