Mourinho: Mos e harroni titullin

dardanmiftari | Sunday, February 06, 2011 | 0 Komente

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho ka refuzuar që të dorëzohet në luftën për titull të kampionit në La Liga, duke thënë se atij nuk i intereson diferenca përderisa ka gjasa matematikore.
“Mos e harroni titullin, matematikisht ne kemi gjasa për ta fituar atë. Nuk më intereson se sa pikë është diferenca dhe as që më intereson presioni”.
“A do të kthehem te Interi? Kam katër vjet kontratë me Real Madridin dhe dua ta përmbushi kontratën. Më pas do të shohim nëse një rikthim te Interi është i mundur”, ka thënë portugezi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...